VL-220CZGV
Kualiteti i ajrit është provuar që është parametri dhe ndikuesi kryesor në komfortin, produktivitetin dhe lodhjen. Kjo ndodh për shkak të përqëndrimit të madh të CO2 të shkaktuar nga shkëmbimi jo mjaftueshëm i ajrit. Për të jetuar në mënyrë të rehatshme, çdo individ kërkon 400l ajër të freskët çdo orë. Për këtë ne ju prezantojmë sistemin e ventilimit me rikuperim nxehtësie Lossnay VL-220CZGV.
Karakteristikat
VL-220CZGV ka efieciencën më të lartë energjitike.
Po ashtu, kursen kostot e ngrohjes dhe ftohjes duke minimizuar humbjet e energjisë që ndodhin gjatë ventilimit.
Sistemi i ventilimit është shumë i qetë, pasi krijon një zhurmë prej 14 dB.
Ky model mund të operoj në 4 shpejtësi të ndryshme të ventilatorit.
Secila shpejtësi ka një diapazon prej 25, 50, 75 dhe 100% duke lejuar kontroll optimal të volumit të ajrit.
Kur përdoret duke kombinuar sensorin e CO2 me kohëmatësin, volumi i ajrit mund të kontrollohet në varësi të kushteve për performancë më të lart dhe zvogëlim të konsumit të energjisë.
Për të patur performancë optimale të sistemit tuaj të ventilimit Lossnay, pastroni filtrin nga papastërtitë dhe pluhurat me një napë të thatë të paktën një herë në 6 muaj.
Mund të programoni funksione të tilla si fikja/ndezja ose shpejtësitë e ventilatorit që ju dëshironi për t’ju përshtatur stilit tuaj të jetesës dhe oraret që ju dëshironi kondicionierin tuaj të ndezur.
Planifikimi është i thjeshtë duke përdorur vetëm butonat e pultit