Eksploroni showroom-in më të ri Mitsubishi Electric

UNI-KLIMA dhe Clima Point Albania, distributori zyrtar i sistemeve të kondicionimit Mitsubishi Electric në Shqipëri, hapim me krenari dyert e showroom-it tone më të fundit, prezantues i markës prestigjioze dhe teknologjisë së avancuar Japoneze.

Ceremonia e hapjes u zhvillua nёn njё atmosferё festive midis miqsh dhe klientësh të besuar.

Na nderoi me pjesëmarrjen e tij Z. Takada Mitsuyuki, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, i cili ka punuar për Mitsubishi Electric Corporation për më shumë se 40 vite, si dhe Z. Sime Brala, menaxheri rajonal i degës së Mitsubishi Electric në Itali.

Në fjalimin e tij hapës Flamur Qytyku – President i grupit të kompanive UNI-KLIMA falenderoj stafin dhe klientët për besimin duke shtuar:

Flamur Qytyku: Falë stafit të kualifikuar, kompania ka mundur të ketë një rritje të qëndrueshme duke u renditur një ndër kompanitë më të mira në vend. Për të përmirësuar akoma më tej cilësinë e shërbimit, ne vendosëm të krijojmë këtë showroom. Klientët tanë janë me mijëra dhe ky është aseti ynë më i madh.

Mitsubishi Electric diferencohet nga çdo markë tjetër kur bëhet fjalë për komfort, efiçiencë dhe jetëgjatësi.

Takada Mitsuyuki, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Unë në fakt kam punuar pranë korporatës Mitsubishi për më shumë se 40 vjet. Jam entuziast dhe gati të mbështes aktivitetin tuaj që promovon teknologjinë më të mirë japoneze. Showroomi është i mrekullueshëm.

Sime Brala, menaxher i rajonit për Mitsubishi Electric: Mitsubishi Electric ka një degë në Itali, ne mbulojmë edhe Shqipërinë. Dy vitet e fundit kanë qenë fantastike përsa i përket shitjeve të produkteve Mitsubishi Electric. Jam shumë i lumtur që kemi një partner një grup si Uni-klima, dhe sigurisht ne do të kemi rritje në të ardhmen.

UNI-KLIMA ka arritur të zë një pjesë të konsiderueshme në tregun shqiptar, kjo falë kualitetit të padiskutueshëm që ofron duke u shtirë dhe në fusha të tjera, si panelet diellore dhe materialet hidraulike dhe hidrosanitare.

Kështu pra, ju sjellim më afër se kurrë sistemet e ngrohjes, ftohjes, kondicionimit dhe ventilimit të brendshëm të markës Mitsubishi Electric. 

Madje shume prej sistemeve jane funksionale, dhe ju mund t’i shikoni nga afër si punojnë.

Tani ju ka mbetur vetëm të vizitoni në qendrën tonë në Parkun Industrial Tiranë.

× WhatsApp