Climapoint > Hotele > Pompë nxehtësie/Chiller > Pompë nxehtësie Ecodan > CAHV

CAHV

Njësia e jashtme e pompës së nxehtësisë 'ecodan' Packaged CAHV krijon komfort perfekt dhe prodhon vëllim të lartë të ujit të ngrohtë. Seria është shumë eficiente dhe është e ndërtuar në teknologjinë më të fundit të sistemeve VRF CITY MULTI po ashtu për të punuar dhe në temperatura shumë të ulta. Ky lloji sistemi është Ajër-Ujë, që do të thotë merr ajrin e jashtëm për të vënë në punë pajisjen për ngrohjen e ujit sanitar.

Karakteristika

Qarku i injektimit me FLASH i krijuar për sistemin CAHV, VRF CITY MULTI ZUBADAN Y është një sistem me pompë nxehtësie për zonat me klimë shumë të ftohtë.

Duke përdorur këtë sistem të avancuar të injektimit dhe kompresorëve shumë efikasë, sistemi Package CAHV mund të japë ujë të nxehtë me temperaturë të lartë deri në 70°C dhe siguron më pak humbje për sa i përket performancës dhe kapacitetit kur temperaturat e jashtme janë shumë të ulta.

Mitsubishi Electric ka projektuar dhe prodhuar pompa nxehtësie të paketuara për ujë të nxehtë për sektorin tregtar që nga viti 1970.

Kompania ishte një nga prodhuesit e parë në Japoni që përdoren teknologjinë e pompës së nxehtësisë për të prodhuar ujë të nxehtë.

Gjithashtu e para që zhvilloi një sërë zgjidhjesh që funksiononin me R407C, e cila edhe atëherë mund të prodhonte ujë të nxehtë me temperaturë të lartë deri në 70ºC.

Produktet tona përdoren edhe sot në proceset industriale që kërkojnë vëllime të larta uji me temperatura të lartë.

Sistemet tona të prodhimit të ujit të ngrohtë sanitar përdoren në hotele, spitale dhe zyra.

Si prodhuesi më i madh i sistemeve të prodhimit të ujit të ngrohtë sanitar, ne jemi krenarë të prezantojmë sistemin efikas të pompës së nxehtësisë Package Ajër-Ujë CAHV.

Sistemi Packeged CAHV ofron fleksibilitet të pakrahasueshëm me 2 mënyra funksionimi për të përmbushur çdo nevojë të mundshme tuajen.

– Modaliteti i Eficiencës (COP) dhe Modaliteti i Kapacitetit.

Në modalitetin e kapacitetit, sistemi mund të japë një kapacitet maksimal që i kalon 70 kW, ndërsa Modaliteti i Eficiencës energjitike (COP) është jashtëzakonisht efektiv për të maksimizuar efikasitetin e energjisë në të gjitha kushtet e funksionimit dhe për të reduktuar emetimet e CO2.

Sistemi i paketuar CAHV është i aftë të funksionojë në temperatura të jashtme midis -20°C dhe 40°C, duke prodhuar ujë të nxehtë me temperaturë të lartë (65°C) edhe në ditët më të ftohta të vitit.

Në ciklin e shkrirjes, të dy kompresorët e sistemit funksionojnë me radhë, duke kufizuar rënien e temperaturës së shpërndarjes.

× WhatsApp