LGH-RVX
Kualiteti i ajrit është provuar që është parametri dhe ndikuesi kryesor në komfortin, produktivitetin dhe lodhjen. Kjo ndodh për shkak të përqëndrimit të madh të CO2 të shkaktuar nga shkëmbimi jo mjaftueshëm i ajrit. Për të jetuar në mënyrë të rehatshme, çdo individ kërkon 400l ajër të freskët çdo orë. Për këtë ne ju prezantojmë sistemin e ventilimit me rikuperim nxehtësie LGH-RVX.
Karakteristikat
Eshtë shumë e rëndësishme që lagështija të jetë nën kontroll pasi mjediset e thata ju japin akses përhapjes së viruseve dhe baktereve, ndërsa nga ana tjetër një mjedis i lagësht i jep akses përhapjes së mykut dhe merimangave.
Kontrolli i saktë i lagështisë është pra një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e kushteve ideale, të shëndetshme.
Siç tregohet në figurë, shkëmbyesi Lossnay përbëhet nga një strukturë me një letër të trajtuar, speciale, që lejon dy prurje të ndryshme ajri të kalojnë njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë energji termike.
Ndarjet që ndajnë kanalet hyrëse dhe dalëse parandalojnë që ajri i freskët në hyrje të përzihet me ajrin dalës.
Shkëmbyesi Lossnay kryen një këmbim shumë efektiv si për temperaturën (nxehtësinë e ndjeshme) po ashtu edhe për lagështinë (nxehtësinë latente) – sistemi përdor ndarje të përshkueshme nga lagështia në letër të trajtuar posaçërisht, për të lejuar që ajri i ndenjur të dalë jashtë dhe ajri i freskët të furnizoj hapësira e brendshme pa asnjë përzierje ndërmjet dy rrjedhave të ajrit.
Me efikasitet të njohur botërisht, njësitë e ventilimit të shkëmbyesit të nxehtësisë Lossnay përdorin rikuperimin e energjisë për të ofruar kursim të konsiderueshem të energjisë.
Një sistem i zakonshëm i ventilimit ventilon ajrin e brendshëm në mjedisin e jashtëm dhe e zëvendëson këtë ajër me ajrin e jashtëm, duke bërë që dhoma të humbasë nxehtësinë në dimër dhe të nxehet në verë.
Kjo humbje e ajrit të ngrohtë/ të ftohur do të thotë që duhet të shpenzohet energji për të rikthyer kushte të rehatshme të temperaturës në hapësirën e brendshme.
Rezultati i kësaj është kostot më të larta të ajrit të kondicionuar.
Të gjitha njësitë e Lossnay janë të pajisura me filtër ajri të klasit “G3”.
Modelet LGH mund të jenë të pajisura me një filtër të klasës “F7” me efikasitet të lartë.
Njësitë e ventilimit Lossnay punojnë në nivel minimal zhurme 18dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!
- Sistem kontrolli specifik për njësitë e rikuperimit të nxehtësisë Lossnay.
- Mund të menaxhoj një grup me 15 njësi Lossnay.
- Programues Javor.
- Mundësi për ndryshimin e shpejtësisë së vendilatorit.
- Lidhje e thjeshtë me tel të vetëm me dy bërthama jo-polarizuar.
- E thjeshtë për t’u përdorur me figura për ndihmë.
- Ekran LCD.
- Menaxhim energjie.
- Mundesi për vendilim gjatë natës gjatë verës.
- Tregon mesazhet e shërbimeve në ekran