Climapoint > Qëndra Kulturore, Sportive dhe Universitare > Sisteme ventilimi > LGH-RVX (T)

LGH-RVX (T)

Sistemet e ventilimit Lossnay janë të njohura në të gjithë industrinë për eficiencën e lartë energjitike që ato kanë, ofrojnë komfort maksimal dhe kontroll të lagështisë. LGH-RVX (T) është i hollë (500mm), i thjeshtë për t'u montuar dhe integrohet në sistemet ekzistente të kondicionimit.

Karakteristika

Eshtë shumë e rëndësishme që lagështija të jetë nën kontroll pasi mjediset e thata ju japin akses përhapjes së viruseve dhe baktereve, ndërsa nga ana tjetër një mjedis i lagësht i jep akses përhapjes së mykut dhe merimangave.

Kontrolli i saktë i lagështisë është pra një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e kushteve ideale, të shëndetshme.

Siç tregohet në figurë, shkëmbyesi Lossnay përbëhet nga një strukturë me një letër të trajtuar, speciale, që lejon dy prurje të ndryshme ajri të kalojnë njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë energji termike.

Ndarjet që ndajnë kanalet hyrëse dhe dalëse parandalojnë që ajri i freskët në hyrje të përzihet me ajrin dalës.

Shkëmbyesi Lossnay kryen një këmbim shumë efektiv si për temperaturën (nxehtësinë e ndjeshme) po ashtu edhe për lagështinë (nxehtësinë latente) – sistemi përdor ndarje të përshkueshme nga lagështia në letër të trajtuar posaçërisht, për të lejuar që ajri i ndenjur të dalë jashtë dhe ajri i freskët të furnizoj hapësira e brendshme pa asnjë përzierje ndërmjet dy rrjedhave të ajrit.

Me efikasitet të njohur botërisht, njësitë e ventilimit të shkëmbyesit të nxehtësisë Lossnay përdorin rikuperimin e energjisë për të ofruar kursim të konsiderueshem të energjisë.

Një sistem i zakonshëm i ventilimit ventilon ajrin e brendshëm në mjedisin e jashtëm dhe e zëvendëson këtë ajër me ajrin e jashtëm, duke bërë që dhoma të humbasë nxehtësinë në dimër dhe të nxehet në verë.

Kjo humbje e ajrit të ngrohtë/ të ftohur do të thotë që duhet të shpenzohet energji për të rikthyer kushte të rehatshme të temperaturës në hapësirën e brendshme.

Rezultati i kësaj është kostot më të larta të ajrit të kondicionuar.

Të gjitha njësitë e Lossnay janë të pajisura me filtër ajri të klasit “G3”.

Modelet LGH mund të jenë të pajisura me një filtër të klasës “F7” me efikasitet të lartë.

 

Njësitë e ventilimit Lossnay punojnë në nivel minimal zhurme 18dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!

 

Pult kontrolli i dedikuar PZ-62DR

●        Sistem kontrolli specifik për njësitë e rikuperimit të nxehtësisë Lossnay.

●        Mund të menaxhoj një grup me 15 njësi Lossnay.

●        Programues Javor.

●        Mundësi për ndryshimin e shpejtësisë së vendilatorit.

●        Lidhje e thjeshtë me tel të vetëm me dy bërthama jo-polarizuar.

●        E thjeshtë për t’u përdorur me figura për ndihmë.

●        Ekran LCD.

●        Menaxhim energjie.

●        Mundesi për vendilim gjatë natës gjatë verës.

●        Tregon mesazhet e shërbimeve në ekran.

× WhatsApp