Climapoint > Zyra > Ajër i kondicionuar > Multisplit > Njësi e brendshme > Kasetë > MLZ-KP

MLZ-KP

Ju prezantojmë një model të ri, kasetë me një drejtim split dhe multi, me pamje elegante dhe dimensione të reduktuara. Njësia është e pajisur me pompë për largimin e kondences dhe një xhep për vendosjen e modulit Wi-Fi. Seria MLZ-KP ka eficiencë të lartë energjitike, Inverter dhe është lehtësisht e montueshme.

Funksionet

Karakteristikat

Dizajni i ri i MLZ-KP është i hollë, vetëm (185mm) dhe i thjeshtë për t’u instaluar. Instalohet në tavan duke ju falur hapësirë dhe komfort maksimal gjatë gjithë kohës.

Zgjedhja e nivelit të dyfishtë të rrjedhës së ajrit është bërë për të akomoduar lartësi specifike të tavanit. Ky tipar është vendosur për të rregulluar rrjedhen e ajrit në mënyrë efektive, që ai të mos jetë shumë i fortë ose shumë i lehtë.

Fletët e jashtme të ajrit lëvizin posht-lart, majtas dhe djathtas duke përdorur pultin. Ky tipar i përmirësuar zgjidh problemin e rrymave bezdisëse të ajrit.

Kontrolli i ri i rrjedhës së ajrit eleminon ndjesinë e parehatshme të rrymave të ftohta të ajrit, duke realizuar shpërndarje horizontale përgjatë tavanit.

Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe operacionit të fikjes dhe ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jeteses. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.

Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.

× WhatsApp