Climapoint > Apartamente Banimi > Ajër i kondicionuar > Multisplit > Njësi e brendshme > Murale > MSZ-AP

MSZ-AP

Eficienca e lartë energjitike e klasifikuar A+++, teknologjia Inverter me të cilën është e pajisur seria MSZ-AP dhe dizenjo kompakte e bëjnë këtë seri të përshtatshme për çdo lloji ambienti.

Funksionet

Karakteristika

Seria MSZ-AP prezantohet në të gjithë kapacitetet si në sistemet monosplit (një njësi e jashtme e lidhur me një njësi të brendshme) dhe në ato multisplit (një njësi e jashtme e lidhur me disa njësi të brendshme).

 

Linja elegante dhe kompakte bëjnë të mundur që ta instaloni njësinë në çdo ambient që ju dëshironi.

Të gjitha modelet e serisë MSZ-AP janë të renditura ose A+++/A++ në ftohje dhe A++/A+ në ngrohje. Kondicionerët Mitsubishi Electric janë të gjithë të pajisur me teknologjinë DC INVERTER, që i bëm ata super ekonomik.

* Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare” . Referencë merret klima e Strasburgut.

** Të gjithë kapacitetet e MSZ-AP-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.

Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është i inkorporuar brenda saj. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë, ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante.

Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.

Shpërndarja e ajrit mund të bëhët automatike, ku fletët e kondiconerit lëvizin lart, poshtë, djathtas, majtas, ose, horizontale, ku ajri drejtohet nga tavani.

 

Filtri arrin të pastroj pluhurat, papastërtitë në mënyrë eficiente dhe është antibakterial. Kjo bën që komforti juaj të arrij në një nivel tjetër, duke patur ajër të pastër.

Plasma Quad Connect është një aksesor shtesë i jashtëm që instalohet në kondicionerin tuaj.

Sistemi i filtrimit është i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambient të shëndetshëm jetese.

Por cilët janë këto ndotës?
Filtri Plasma Quad Connect, i cili është i inkorporuar brenda kondicionerit (shmang kështu instalimin e një aksesori të jashtmë duke ruajtur kështu bukurinë e serisë) arrin të eleminoj:

Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj. Përdoret kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në temperaturën e mëparshme.

Kur aktivizoni funksionin “Night Mode” operimi i kondicionerit ndryshon si mëposhtë:

  1. Ndriçimi i llambës treguese bëhët më i ulët.
  2. Nuk ka tingull.
  3. Zhurma e njësisë së jashtme mund të bie me 3 dB.

Njësitë e brendshme të serisë MSZ-AP punojnë në nivel minimal zhurme 19dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!

Pajisjet elektronike konsumojnë energji elektrike dhe kur ato nuk përdoren. Ndërkohë që ne, mundohemi të ulim konsumimin gjatë përdorimit të pajisjeve, ulja e konsumimit të saj gjatë mospërdorimit është po aq e rëndësishme.

Njësitë e jashtme Monosplit janë në modelin standard dhe atë për zona të ftohta, të pajisura me ngrohës elektrik (në bazamentin e njësisë). Ky ngrohës parandalon formimin e akullit në bazament kur temperaturat janë poshtë zeros dhe mbron ventilatorin.

Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe fikje/ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jetesës dhe oraret që ju dëshironi kondicionierin tuaj të ndezur. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.

Planifikimi është i thjeshtë duke përdorur vetëm butonat e pultit.

Pulti është i pajisur me butona të cilët janë posaçërisht për vendosjen e “Programimit Javor”. Vendosja e cilësimeve është e thjeshtë dhe e shpejtë.

× WhatsApp