Climapoint > Zyra > Ajër i kondicionuar > Monosplit > Mural > MSZ-AY

MSZ-AY

Seria e re MSZ-AY e Mitsubishi Electric me efiçencë të lartë energjitike e klasifikuar A+++, teknologjia Inverter me të cilën është e pajisur seria MSZ-AP dhe dizenjo kompakte e bëjnë këtë seri të përshtatshme për çdo lloji ambienti. MSZ-AY vjen në ngjyrë të bardhë mat, me kënde të rrethore dhe siperfaqe të sheshtë.

Funksionet

Karakteristika

Plasma Quad Plus është një sistem filtrimi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambient të shëndetshëm jetese.

Por cilët janë këto ndotës?
Filtri Plasma Quad Plus, i cili është i inkorporuar brenda kondicionerit (shmang kështu instalimin e një aksesori të jashtmë duke ruajtur kështu bukurinë e serisë) arrin të eleminoj:

Të gjitha modelet e serisë MSZ-AY janë të renditura ose A+++/A++ në ftohje dhe A++ në ngrohje. Kondicionerët Mitsubishi Electric janë të gjithë të pajisur me teknologjinë DC INVERTER, që i bëm ata super ekonomik.

* Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare” . Referencë merret klima e Strasburgut.

** Të gjithë kapacitetet e MSZ-AY-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.

Shpërndarja e ajrit mund të bëhët automatike, ku fletët e kondiconerit lëvizin lart, poshtë, djathtas, majtas, ose, horizontale, ku ajri drejtohet nga tavani.

Lidhja dhe kontolli i njësisë mund të bëhet fare lehtë nga pulti i kondicionerit.

Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është i inkorporuar brenda saj. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë, ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante.

Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.

Barriera me shtresë të dyfishtë parandalon pluhurin dhe grimca të tjera papastërtie të hyjnë në kondicioner.

Papastërtia në përgjithsi klasifikohet në dy kategori: grimca hidrofilike (pluhurat fibër ose pluhuri i rërës) dhe grimca hidrofobike (tymi i vajit apo i cigares).

Barriera me lyerje të dyfishtë e Mitsubishi Electric funksionon si një barrierë e cila ndalon depërtimin e grimcave hidrofikike dhe atyre hidrofobike në njësinë e brendshme të kondicionerit. Kjo shtresë e dyfishtë në sipërfaqen e brendshme e mban kondicionerin të pastër përgjatë gjatë gjithë vitit.

Njësitë e jashtme e MSZ-AY vjen në modelin standard i cili punon në mënyrë të përkryer kur temperaturat e jashtme jane -20 gradë Celcius.

Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj. Përdoret kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në temperaturën e mëparshme.

Kur aktivizoni funksionin “Night Mode” operimi i kondicionerit ndryshon si mëposhtë:

  1. Ndriçimi i llambës treguese bëhët më i ulët.
  2. Nuk ka tingull.
  3. Zhurma e njësisë së jashtme mund të bie me 3 dB.

Njësitë e brendshme të serisë MSZ-AP punojnë në nivel minimal zhurme 18dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!

Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe fikje/ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jetesës dhe oraret që ju dëshironi kondicionierin tuaj të ndezur. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.

Planifikimi është i thjeshtë duke përdorur vetëm butonat e pultit.

Pulti është i pajisur me butona të cilët janë posaçërisht për vendosjen e “Programimit Javor”. Vendosja e cilësimeve është e thjeshtë dhe e shpejtë.

× WhatsApp