MSZ-LN
I krijuar për të plotësuar dekorin modern të ambienteve të brendshme. MSZ-LN, kondicioneri i MITSUBISHI ELECTRIC vjen në 4 ngjyra të ndryshme të zgjedhura me përkujdes. Kjo për të krijuar një harmoni natyrale kudo që montohet. Jo vetëm dizenjo e sofistikuar, por edhe maksimumi i eficiencës energjitike dhe komforti maksimal gjatë punimit, i japin më shumë vlerë kësaj serie.
Funksionet
Karakteristika
E bardhë natyrale, e bardhë perlë, e kuqe rubin, e zezë oniks. Njësitë e brendshme të serisë LN janë të disponueshme në katër ngjyra, për t’ju përshtatur stileve të ndryshme të arredimit. Pamja e njësisë së brendshme ndryshon nga ndriçimi, duke vjedhur vëmendjen e çdo kujt që hyn në dhomë. Jo vetëm njësitë e brendshme, por edhe pultet e komandimit vijnë në katër ngjyra të personalizuara.
Modelet e kapacitetit 25/35 (9 000/12 000 BTU) të serisë MSZ-LN janë të renditura “A+++” si në ftohje dhe ngrohje.
Modelet e kapacitetit 50 (18 000 BTU) janë të renditura “A+++” në ftohje dhe “A++” në ngrohje, kurse kapaciteti 60 (22 000 BTU) janë të renditura “A++” në ftohje dhe ngrohje.
Falë teknologjisë DC INVERTER me të cilat janë të pajisur të gjithë kondicionerët tanë, i bëjnë ata super ekonomik.
* Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare” . Referencë merret klima e Strasburgut.*
* Të gjithë kapacitetet e MSZ-LN-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.
Njësitë e brendshme e kondicionerit të serisë LN janë të pajisura me sensor 3D, me rreze infra të kuqe, i cili mat temperaturën në distanca të largëta. Duke lëvizur nga e majta në të djathtë, tetë sensorët e vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione.
Kursimi energjie nëse nuk ka persona në ambient.
Njësia kontrollon nëse ka ose jo persona në ambientin e instaluar. Në momentin që nuk ka persona në ambient njësia kalon automatikisht në funksionalitetin e kursimit të energjisë.
Qarkullimi i ajrit në mënyrë indirekte.
Ky funksionalitet mund të përdoret kur rrjedha e ajrit është shumë e fortë ose direkte. Për shembull, mund të përdoret gjatë procesit të ftohjes, për të parandaluar trupin që të ftohet në mënyrë direkte.
Qarkullimi i ajrit në mënyrë direkte.
Ky funksionalitet mund të përdoret për të krijuar komfort të shpejtë kur vijni nga ambiente të jashtme të ftohta ose të ngrohta.
Qarkullim ajri i barabartë.
Rrjedha e ajrit shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë dhomen dhe në hapësirat që nuk ka lëvizje të njerëzve.
Sensori arrin të memorizoj lëvizjet tona, si dhe pozicionet e mobiljeve, në këtë mënyrë shpërndarja e ajrit bëhet në mënyrë shumë eficiente.
Auto-OFF nëse nuk ka persona në dhomë.
Sensori arrin të dalloj nëse ka ose jo persona në dhomë. Nëse nuk ka atëherë kondicioneri fiket automatikisht.
Në momentin që temperatura e brendshme arrin temperaturen e vendosur, njësia e jashtme ndalon së punuari, kurse njësia e brendshme kalon automatikisht në operim vetëm të ventilatorit. Duke qarkulluar kështu ajrin e brendshëm.
Njësia e jashtme fillon punen menjëherë kur temperatura e ambientit brenda bie nga temperatura e vendosur.
Plasma Quad Plus është një sistem filtrimi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambient të shëndetshëm jetese.
Por cilët janë këto ndotës?
Filtri Plasma Quad Plus, i cili është i inkorporuar brenda kondicionerit (shmang kështu instalimin e një aksesori të jashtmë duke ruajtur kështu bukurinë e serisë) arrin të eleminoj:
Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është i inkorporuar brenda saj. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë, ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante.
Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.
Barriera me shtresë të dyfishtë parandalon pluhurin dhe grimca të tjera papastërtie të hyjnë në kondicioner.
Papastërtia në përgjithsi klasifikohet në dy kategori: grimca hidrofilike (pluhurat fibër ose pluhuri i rërës) dhe grimca hidrofobike (tymi i vajit apo i cigares).
Barriera me lyerje të dyfishtë e Mitsubishi Electric funksionon si një barrierë e cila ndalon depërtimin e grimcave hidrofikike dhe atyre hidrofobike në njësinë e brendshme të kondicionerit. Kjo shtresë e dyfishtë në sipërfaqen e brendshme e mban kondicionerin të pastër përgjatë gjatë gjithë vitit.
Fletët e dyfishta shpërndajnë rrymën e ajrit në mënyrë të tillë që të krijojnë komfort për çdo person në dhomë. Jo vetëm fletët horizontale, por edhe fletët vertikale lëvizin në mënyrë të pavarur për të eleminuar “zonat e nxehta” ose “zonat e ftohta” në dhomë.
Jo vetëm njësitë e brendshme, por dhe pultet e tyre vijnë në 4 ngjyra të ndryshme po ashtu! Secila prej tyre i përshtatet ngjyres së njësisë së brendshme, së bashku me teksturen e tyre.
Pultet janë të pajisura me dritë LED, e cila ju ndihmon të vendosni lehtë funksionalitetet e pultit dhe në errësirë.
Gjatë operimit në ngrohje temperaturat mund të vendosen me ulje prej 1°C deri sa të arrij në 10°C.
Ky funksion mund të përdoret nga funksionaliteti i ‘Programuesit javor’.
Kur aktivizoni funksionin “Night Mode” operimi i kondicionerit ndryshon si mëposhtë:
1. Ndriçimi i llambës treguese bëhët më i ulët.
2. Nuk ka tingull.
3. Zhurma e njësisë së jashtme mund të bie me 3dB.
Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj.
Përdoret kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në temperaturën e mëparshme.
Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe fikje/ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jetesës dhe oraret që ju dëshironi kondicionierin tuaj të ndezur. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.
Planifikimi është i thjeshtë duke përdorur vetëm butonat e pultit.
Pulti është i pajisur me butona të cilët janë posaçërisht për vendosjen e “Programimit Javor”. Vendosja e cilësimeve është e thjeshtë dhe e shpejtë.
Njësitë e brendshme të serisë MSZ-LN punojnë në nivel minimal zhurme 19dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!