Climapoint > Zyra > Ajër i kondicionuar > Mini VRF > Njësi e brendshme > Murale > PKFY-P VLM

PKFY-P VLM

Njësia e re murale VRF City Multi, PFFY-P VLM karakterizohet nga qetësia në punim që ka dhe funksionalitetet e tjera të saj. Seria ka pamje të mprehtë, elegante, të thjeshtë dhe shumë e bukur, në ngjyrë të bardhë dhe është zgjidhja ideale për aplikime në zyra, ambiente banimi (rezidenciale) apo dyqane të mëdha.

Funksionet

Modeli i ri ekskluziv PKFY-P10 është shtuar në linjën e kondicionerëve mural.

Kapaciteti PKFY-P10 lejon t’u përgjigjet nevojave të hapësirave të ngushta duke i kushtëzuar ato në mënyrë të imët.

Përveç kësaj, është realizuar miniaturizimi i modelit konvencional P32, e cila kontribuon në kursimin e hapësirës së zonës së instalimit.

Këndi i fletës së ajrit mund të vendoset në pesë modalitete, duke përfshirë atë që lejon rrjedhjen horizontale të ajrit, duke reduktuar kështu ndjesinë e rrymës direkte të ajrit.

Përveç kësaj, janë në dispozicion 4 hapa të shpejtësisë së ajrit.

Niveli i zhurmës është ulur ndjeshëm në krahasim me modelin konvencional duke rishikuar strukturën e njësisë dhe duke përmirësuar ventilatorin e rrjedhës së ajrit.

× WhatsApp