PLA
Funksionet
Karakteristika
Për përdoruesit që janë në kërkim të kondicionerëve elegant, me katër drejtime të fryrjes së ajrit, uljes së shpenzimeve të energjisë, kondicionerët PLA të Mitsubishi Electric janë zgjidhja idale.
Seria PLA ofron një gamë të gjërë kapacitetesh 35-140 super ekonomik.
Njësitë e brendshme kasetë me katër drejtime të fryrjes së ajrit, të kombinuara me njësitë e jashtme inverter, janë tashmë lider në tregun e sistemeve të kondicionimit përsa i përket kursimit të energjisë, si në ngrohje ashtu edhe në ftohje.
Njësitë janë të renditura në klasin A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje.
Një funksion automatik i uljes së grilës, mundëson mirëmbajtje më të lehtë të kondicionerit, pasi dhe pastrimi i tij bëhet më i lehtë.
Pulti i komandimit, gjithashtu është i pajisur me funksionin e uljes së grilës për të mirëmbajtur njësinë.
Grila mund të ulet deri në katër metra nga tavani. Pastrimi i filtrave është një faktor shumë i rëndësishëm në kursimin e energjisë.
Karakteristikat e rrjedhjes së ajrit ofrojnë maksimumin e komfortit në të gjithë dhomën.
Në përzgjedhjen e rrymës të ajrit, ky funksion lejon përzgjedhjen e pavarur të niveleve për çdo ventilator, në këtë mënyrë mirëmban komfortin në zyrë dhe shpërndan në mënyrë të barabartë temperaturën.
Daljet e ajrit në sajë të këndit të gjerë të shpërndarjes së rrymës së ajrit, bëjnë të mundur shpërndarjen e ajrit në të gjithë ambjentin.
Daljet e ajrit në modelin e ri janë më të mëdha, krahasuar me modelin e mëparshëm.
Në të njëjtën kohë forma e njësive të brendshme është dizenjuar në mënyrë të tillë që të mundësojë kënd më të gjerë ventilimi.
Kombinimi i karakteristikave të vecanta të ventilimit, me funksionin e shpërndarjes në kënd të gjerë, bën të mundur mbajtjen e temperaturës së njëjtë në çdo dhomë.
Funksioni i automatik i shpejtësisë së ajrit, i cili përshtat shpejtësinë e rrjedhjes së ajrit automatikisht, mundëson komoditet dhe komfort në ambientet e ndënjes gjatë gjithë kohës.
Ky funksion automatikisht përshtat shpejtësinë e ajrit në kushtet që të jetë sa më në harmoni me ambientet e tjera të dhomave të ndënjes apo zyrave.
Në fillim të operacionit të ngrohjes/ftohjes njësia e brendshme, gjeneron rrymë me shpejtësi të madhe në mënyrë që të ngrohë/ftohë shpejt ambientin.
Në momentin që temperatura arrin vlerën e dëshiruar, shpejtësia e rrymës së ajrit ulet automatikisht për të operuar një process stabël.