Climapoint > Zyra > Ajër i kondicionuar > Mini VRF > PLFY-P VFM

PLFY-P VFM

Seria kasetë PLFY-P VFM (600x600 mm) e sistemeve VRF CITY MULTI të Mitsubishi Electric, vjen me një dizajn me linja të thjeshta dhe elegante, eficiencë të lartë energjitike, konsumim të ulët të energjisë elektrike, fryrje në 4 drejtime, instalim të thjeshtë si dhe mund të vendosni sensorin 3D i-see si aksesor shtesë për të rritur komfortin dhe komoditetin në ambientin ku do instalohet.

Funksionet

Karakteristika

Sensori i ri i avancuar 3D i-see zbulon pozicionin dhe numrin e njerëzve.

Në momentin që zbulohet një person, këndi i fletës rregullohet automatikisht.

Çdo fletë mund të vendoset në mënyrë të pavarur në “Rrjedhë Direkte të ajrit” ose “Rrjedhë Indirekte e ajrit” sipas shijes.

Sensori 3D i-see zbulon numrin e njerëzve në dhomë dhe rregullon fuqinë e kondicionerit në përputhje me të.

Kjo bën të mundur funksionimin automatik të kursimit të energjisë në vendet ku numri i njerëzve ndryshon shpesh. Ose uljen e shpejtësisë dhe fuqisë kur zona është vazhdimisht panjerëz.

Në varësi të cilësimeve, mund të ndalojë gjithashtu funksionimin.

Kontrolli i ri i rrjedhës së ajrit eliminon plotësisht atë ndjesi të pakëndshme të ajrit direkt. Rrjedhja horizontale e ajrit përhapet në të gjithë tavanin, duke maksimizuar efektin Coanda.

Për më tepër, tani më kemi 5 modele për pozicionin e fletëve të kondicionerit (në VCM-në e mëparshme ishin 4) dhe fletët individuale sigurojnë rehati maksimale.

Në këtë mënyrë do të keni ajrin ideal në zyrat ose restorantet tuaja.

Lartësia prej 245 mm mbi tavan është e klasit më të lartë në industri.

Lartësia prej 245 mm mbi tavanin mundëson përshtatjen në hapësirën e ngushtë të tavanit. Instalimi bëhet i thjeshtë, edhe kur hapësirat e tavanit janë të ngushta, po ashtu pesha është e lehtë (maksimumi 15 kg).

× WhatsApp