PQHY-P YLM
Njësia e jashtme PQHY-P YLM me dizajn të ri dhe peshë të reduktuar me gamë të gjërë kapacitetesh vjen pranë jush me eficiencë të lartë energjitike dhe konsumim të ulët energjisë. Kjo seri e linjes WY dhe WR2 mund të lidhet deri në 26 njësi të brendshme në një modul të vetëm. Krijon komfort maksimal kudo që montohet.
Funksionet
Karakteristika
Në modelin e ri PQHY-P YLM ka një reduktim të madh të peshës, duke e bërë modulin më të lehtë nga modelet e mëparshme.
Në këtë mënyrë instalimi dhe transporti bëhet më i thjeshtë.
Njësia e re WY dhe WR2 ju garanton klasin më të lartë në EER dhe COP.
Eficienca e energjitike është përmirësuar si në modulet teke dhe çifte, në ngrohje dhe ftohje, me 34%.
Këto lloje sistemesh janë midis sistemeve më eficientet në botë, kjo falë përformancës së lartë dhe atributeve konstante të temperatures.
Kondensanti i ri i njësisë së jashtme është i pajisur me një sistem kontrolli të shkallës së rrjedhjes, i cili redukton pompimin kur pajisja punon në kushte të pjesshme.
Kontrolli i nivelit të rrjedhjes së ujit bëhet ndëmjet sinjaleve 0-10V, të cilët kontrollojnë valvulen duke e hapur ose duke e mbyllur atë.
Linja WY dhe WR2 e sistemeve VRF CITY MULTI të Mitsubishi Electric kanë të gjitha benefitet e serisë Y, duke përdorur njësi kondensimi të avullimit të ujit.
Njësitë e kondensimit të ujit ofrojnë avantazhin e instalimit brenda ndërtesës, për fleksibilitet më të madh në instalim pa patur asnjë pengesë.
Në varësi të kapacitetit të njësisë së jashtme, mund të lidhen deri në 26 njësi të brendshme me vetëm një njësi kondensimi. Ndërsa deri në 50 njësi të brendshme mund të lidhen me një sistem modular me përdorues individual dhe/ose kontroll të centralizuar.
Fakti që sistemi është me dy tuba, ju lejon kalimin nga ngrohja në ftohje dhe anasjelltas, për rehati superiore në të gjitha zonat.
Njësitë e jashtme të linjave WY dhe WR2 janë të përshtatshme për aplikime gjeotermale.
Një instalim gjeotermik përdor tokën si një burim nxehtësie në dimër dhe si një lavaman nxehtësie në verë.
Duke përdorur sondat gjeotermale (këmbyesit e nxehtësisë) së bashku me sistemet VRF CITY MULTI WY dhe WR2, nxehtësia mund të nxirret nga toka për t’u ngrohur në dimër dhe të shpërndahet në tokë për t’u ftohur në verë.