Climapoint > Ambiente Tregtare dhe Shërbimi > Ajër i kondicionuar > VRF > PWFY-P100VM-E-BU

PWFY-P100VM-E-BU

Mitsubishi Electric është kompania e parë e cila arriti të bënte integrimin e sistemit VRF dhe një moduli hidronik për prodhimin e ujit të ngrohtë. Pra sistemi do të bënte ftohjen dhe ngrohjen e ambientit dhe prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar. Fleksibiliteti dhe zgjidhja që ofron ecodan - VRF e bën atë zgjidhjen perfekte për të plotësuar nevojat dhe kërkesat që ju keni.

Karakteristika

Gama e gjerë, fleksibiliteti dhe modulariteti i sistemit Ecodan® – VRF HWS & ATW përfaqëson gjendjen e teknologjisë së Mitsubishi Electric.

Kjo zgjidhje bën të mundur përdorimin e një sistemi të vetëm – njësinë e jashtme VRF – për të ofruar njëkohësisht ujë për ngrohje, ujë për ftohje dhe ujë të ngrohtë sanitar.

 

Teknologjia e pompës së nxehtësisë Ecodan® është përdorur me modulet hidronike për të krijuar sisteme për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar (HWS) dhe ujit të ngrohtë për panelet e radiatorëve (ATW), të cilat janë krejtësisht të kombinueshme me panelet diellore termike dhe fotovoltaike.

Komoditeti i shtuar i përdorimit të sistemit të ajrit të kondicionuar në pranverë dhe vjeshtë është një tjetër avantazh i këtyre sistemeve VRF.

Njësitë e brendshme të sistemit VRF CITY MULTI ftohin dhe delagështojnë butësisht hapësirën e brendshme në pranverë, ftohin dhe dehumidifikojnë në verë, duke transferuar nxehtësinë e nxjerrë në modulet hidronike HWS dhe ATW dhe ngrohin butësisht ambientin në kohë më të freskëta të ditëve të vjeshtë.

Modulet hidronik HWS janë ideale për prodhimin e ujit të ngrohtë për shtëpinë përgjatë gjithë vitit. Ata përdorin energjinë e marrë nga njësitë e brendshme VRF në ambientin e brendshëm, si dhe energjinë shtesë të siguruar nga panelet diellore në verë dhe pranverë.

Modulet hidronik ATW ofrojnë ujë të nxehtë për ngrohjen e paneleve në dimër dhe japin ujë të ngrohtë për të ngrohur një pishinë në verë, duke kontribuar në ruajtjen e kushteve të rehatshme të temperaturës dhe duke shfrytëzuar energjinë e nxjerrë nga njësitë e brendshme VRF në ambientin e brendshëm.

× WhatsApp