Climapoint > Zyra > Ajër i kondicionuar > VRF > PWFY-P100VM-E2-AU

PWFY-P100VM-E2-AU

Mitsubishi Electric ka zhvilluar modulin hidronik posaçerisht për sistemet ATW (Ajër-Ujë). Ky sistem integrohet në atë VRF për t'ju falur komfortin maksimal dhe për të plotësuar çdo kërkesë tuajen. Moduli hidronik mund të operoj dhe kur temperaturat janë shumë të ulta, kjo falë teknologjisë së avancuar me të cilën ajo është krijuar.

Karakteristika

Gama e gjerë, fleksibiliteti dhe modulariteti i sistemit Ecodan® – VRF HWS & ATW përfaqëson gjendjen e teknologjisë së Mitsubishi Electric.

Kjo zgjidhje bën të mundur përdorimin e një sistemi të vetëm – njësinë e jashtme VRF – për të ofruar njëkohësisht ujë për ngrohje, ujë për ftohje dhe ujë të ngrohtë sanitar.

 

Teknologjia e pompës së nxehtësisë Ecodan® është përdorur me modulet hidronike për të krijuar sisteme për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar (HWS) dhe ujit të ngrohtë për panelet e radiatorëve (ATW), të cilat janë krejtësisht të kombinueshme me panelet diellore termike dhe fotovoltaike.

Komoditeti i shtuar i përdorimit të sistemit të ajrit të kondicionuar në pranverë dhe vjeshtë është një tjetër avantazh i këtyre sistemeve VRF.

Njësitë e brendshme të sistemit VRF CITY MULTI ftohin dhe delagështojnë butësisht hapësirën e brendshme në pranverë, ftohin dhe dehumidifikojnë në verë, duke transferuar nxehtësinë e nxjerrë në modulet hidronike HWS dhe ATW dhe ngrohin butësisht ambientin në kohë më të freskëta të ditëve të vjeshtë.

Modulet hidronik HWS janë ideale për prodhimin e ujit të ngrohtë për shtëpinë përgjatë gjithë vitit. Ata përdorin energjinë e marrë nga njësitë e brendshme VRF në ambientin e brendshëm, si dhe energjinë shtesë të siguruar nga panelet diellore në verë dhe pranverë.

Modulet hidronik ATW ofrojnë ujë të nxehtë për ngrohjen e paneleve në dimër dhe japin ujë të ngrohtë për të ngrohur një pishinë në verë, duke kontribuar në ruajtjen e kushteve të rehatshme të temperaturës dhe duke shfrytëzuar energjinë e nxjerrë nga njësitë e brendshme VRF në ambientin e brendshëm.

× WhatsApp