Climapoint > Apartamente Banimi > Sisteme ventilimi > VL-CZPVU

VL-CZPVU

Për ajër të pastër dhe të freskët, komfort maksimal, produktivitet, efieciencë të lartë energjitike dhe i qetë në punim, ne ju prezantojmë sistemin më të ri të ventilimit me rikuperim nxehtësie VL-CZPVU, e cila lidhet me sistemin e kontrollit MELCloud. Ju mund të kontrolloni sistemin tuaj të ventilimit Lossnay kudo që ndodheni.

Karakteristikat

Qetësia është esenciale në aplikimet rezidenciale dhe askush nuk e di më mirë ketë sesa Mitsubishi Electric.

Kjo është arsyeja pse njësia e re VL-CZPVU përdor një ventilator me një profil fletësh të optimizuar për të gjeneruar presion maksimal ndërsa prodhon zhurma shumë të ulta në hapësirën e brendshme të instaluar.

Dizenjuar dhe prodhuar nga Mitsubishi Electric, motorri inverter maksimizon performancen dhe minimizon konsumin e energjisë elektrike.

Në këtë mënyrë, ventilatori i ri i familjes VL ka eficiencën më lartë të mundshme të klasit ErP A+.

Fleksibilitet është fjala më e përshtatshme për të treguar performancën e lart të filtrimit.

Njësia është e pajisur me 3 fole (të cilat janë lehtësisht të aksesueshme për mirëmbajtje dhe pastrim) për të vendosur deri në 3 filtra dhe për të arritur kapacitetin maksimal të filtrimit.

Filtrat opsionalë të disponueshëm përfshijnë filtra të rinj për eliminimin e oksideve të azotit (NOx), një ndotës që gjendet në përqëndrime veçanërisht të larta në qendrat e mëdha të qyteteve.

Njësia ka hyrje analoge dhe dixhitale për modifikimin e shpejtësisë së rrjedhës së ajrit në përgjigje të sinjaleve të marra nga pajisjet e jashtme.

Për shembull, shpejtësia e ventilimit mund të ndryshojë në bazë të nivelit të CO2 (të zbuluar nga sensori për matjen e nivelit të CO2, i blerë veçmas), ose mund të rritet kur arrihet një kufi i paracaktuar të lagështisë (i matur nga sensori lagështisë, i blerë veçmas).

× WhatsApp