Black Diamond

Sistemi: Heat Recovery Seria R2

Kompania: UNI-KLIMA

I vendosur vetëm 700m nga Sheshi Skendërbej, Hoteli “Black Diamond” ofron akomodim të plotë, dhoma, bar dhe restorant, pishina, jacuzzi, vende të lira parkimi, dhe qendër fitnesi. Duke patur gjithmonë në mendje komoditetin e klientëve, si një nga kërkesat kyçe, përveç eficiencës energjitike, ishte qetësia që pajisjet duhet të kishin gjatë punimit.
Pas analizimit të projektit, inxhinierët e kompanisë UNI-KLIMA sygjeruan sistemin gjithë përfshirës të Mitsubishi Electric Hydronic VRF me pompë nxehtësie Heat Recovery Seria R2. Ky sistem është i vetmi në botë që bën ftohje dhe ngrohje të njëhershme me dy tuba të ambientit, si dhe ofron uji të ngrohtë sanitar.

Energjia termike që mblidhet gjatë ftohjes së ambientit shkon për ngrohjen e një ambienti tjetër. Kjo përveç se të qënit zgjidhje shumë eficiente, është e volitshme nëse disa duan ta ngrohin dhomën, dhe disa duan ta ftohin atë.

Që në pamje të parë sistemi ka një sërë benefitesh. Ndryshe nga sistemet e tjera, të cilat përdorin 3 tuba, sistemi R2, përdor vetëm dy tuba, gjë që sjell: më pak instalime tubash, më pak punë; më pak rrezik në rrjedhjen e gazit; fleksibilet më të lart.

Grupi teknik filloi punën.

Në objekt u montuan 7 njësi të jashtme PURY-P YNW, produkt i cili prodhohet në Japoni, i certifikuar për përformancen e lartë që ofron, konsumin e ulët të energjisë si dhe funksionalitetet e avancuara të kontrollit të zhurmes së njësisë; dhe 60 njësi të brendshme kanalore PEFY-P, të cilave të dukshme kanë vetëm grilat e fryrjes së ajrit.

Në objekte të tilla si hoteli Black Diamond, përveç shërbimit që normalisht është shumë i rëndësishëm është dhe arredimi i hotelit. Prandaj njësitë kanalore janë një zgjidhje e përkryer dhe e parapëlqyer.

Për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar janë vendosur 6 njësi PWFY, perfekte dhe për prodhimin e uji të ngrohtë për pishinën. Për këtë të fundit është vendosur dhe një delagështues.

Mos të harrojmë pa përmendur dhe sistemin e ventilimit, shumë i rëndesishëm kur bëhet fjalë për kualitetin e ajrit, rritjen e komoditetit të klientëve dhe stafit që punojnë aty. Në objekt janë montuar 12 njësi Lossnay.

Sistemi Heat Recovery R2 i përdorur tek Black Diamond është një sistem i teknologjisë së fundit, gjithëpërfshirës dhe multifunksional. Zgjidhje perfekte, me eficiencë të lartë energjitike, duke reduktuar shpenzimet vjetore të faturave energjitike, kualitet të lart të ajrit, si dhe qetësi absolute gjatë punimit.

Dokumenta

Emri File
Përshkrimi
× WhatsApp