Epidam
Sistemi: VRF
Kompania: UNI-KLIMA
Hotel Epidam në Golem ka zgjedhur sistemet Mitsubishi Electric, për kondicionimit e tij.
Objekti është 6 kate, me 120 dhoma, 2 salla konferencash, një bar-restorant, pishinë dhe SPA. Mënjëherë pasi kontaktuan kompaninë UNI-KLIMA, inxhinierët filluan projektimin.Për Epidam do të përdoret sistemi VRF CITY MULTI me pompë nxehtësie PUHY-P YKA, në versionin e gatshëm për mbrojtjen e pajisjes nga kripa. Pajisjet janë shumë eficiente, me funksionalitet të avancuar të kontrollit të zhurmave. Në objekt do të montohen 18 pajisje të tilla. Si njësi të brendshme do të montohen njësitë kanalore PEFY-P VMS në sasinë 120 copë, të kapaciteteve 40/50; PEFY-M VMA, kapaciteti 100 në korridoret e çdo kati, në total 6 njësi dhe 2 njësi të kapacitetit 140 në dy sallat e konferencave; kurse në restorant do të montohen 4 njësi kanalore të presionit të lartë PEFY-P VMHS. Të gjitha njësi shumë të qeta gjatë punimit, me kontroll preçiz të temperatures. Ventilimi i hotelit do të bëhet linjën më të re të sistemeve Lossnay të Mitsubishi Electric LGH-RVS. I qetë dhe një zgjidhje perfekte kur bëhet fjalë për sisteme ventilimi.