Hotel Privilege

Sistemi: VRF

Kompania: UNI-KLIMA

Për hotelet janë disa kërkesa, të cilat janë të domosdoshme duke marr parasysh që kënaqësia e klientit është objektivi i tyre kryesor. Pra klientët duan që kondicioneri i tyre të mos bëj zhurmë, kurse investitorët duan që sistemi i kondicionimit të jetë sa më eficient. Duke patur parasysh këto dy objektiva, inxhinierët e kompanisë UNI-KLIMA hartuan planin HVAC për Hotel Privilege, i cili është i vendosur disa minuta larg Tiranës në periferi.
Sistemi VRF CITY MULTI i Mitsubishi Electric do të kishte si njësi të jashtme pompën e nxehtësisë Y, PUHY-P; kurse njësitë e brendshme janë një kombinim i njësive kanalor PEFY-P dhe atyre kasetë me katër drejtime PLFY-P.

Falë funksionit të avancuar “Low Noise” të Mitsubishi Electric, përdoruesi mund të zgjedhë midis katër parametrave: 85%, 70%, 60% dhe 50% (vlerat i referohen shejtësisë së ventilimit). Reduktimi i zhurmave konfigurohet direkt nga bordi i kontrollit të njësisë së jashtme.

Gjithashtu, mund të përzgjidhen edhe shumë parametra të tjerë në varësi të kërkesave specifike të instalimit, gjë që i bën produktet e Mitsubishi Electric të pakonkurrueshëm.

Njësia e brendshme ultra-slim prej 250 mm ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm veçanërisht nëse do të përdoret në ambiente ku zhurma e ulët dhe dimensionet vertikale kompakte janë kërkesë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, për sipërfaqen e hotelit u vendosen 2 njësi të jashtme PUHY-P.

Për një Hotel me katër yje, nivelet e ulta të zhurmave janë jetësore. Në të njëjtën kohë reduktimi i faturave të elektricitetit është një tjetër faktor që duhet marrë parasysh kur përzgjidhet një sistem HVAC. Seria kanalore PEFY-P ofron kontroll preçiz të temperaturës së dhomës dhe eficiencë të lartë energjitike.

Dokumenta

Emri File
Përshkrimi
× WhatsApp