Hotel Ylli

Sistemi: VRF

Kompania: UNI-KLIMA

Një objekt tjetër në të cilin është përdorur sistemi VRF i Mitsubishi Electric është dhe hotel Ylli në Lezhë.
Investitorët kontaktuan kompaninë UNI-KLIMA, një nga pikat tona të autorizuara të shitjes me shumë vite në treg, inxhinierët e së cilës pasi analizuan projektin panë të arsyeshme që të përdornin pompën e nxehtësisë Y të CITY MULTI VRF, kurse si njësi të brendshme një kombinim të njësive kanalore PEFY-P dhe kasetë me katër drejtime të fryrjes së ajrit, PLFY-P.

Njësitë e kasetave PLFY, me katër drejtime të fluksit të ajrit janë shumë efikase në shpërndarjen e ajrit dhe përdoren në bar-restorantin e hotelit; ndërsa njësitë e kanaleve PEFY-P përdoren në dhomat e hoteleve, të cilat kanë të dukshme vetëm grila që fryjnë ajrin. Të dyja seritë janë të qeta gjatë punës, gjë që i bën ato një zgjedhje perfekte dhe tepër komode. Nga ana tjetër, njësitë e jashtme PUHY-P janë shumë ekonomike, të optimizuara për performancë të lartë ngrohjeje dhe ftohjeje, me funksionalitet të avancuar të kontrollit të zhurmës. Me pak fjalë, zgjidhja ideale për hotelet, ku mungesa e zhurmës është një faktor kyç në kënaqësinë e klientit.

Dokumenta

Emri File
Përshkrimi
× WhatsApp