Luarasi
Sistemi: VRF
Kompania: UNI-KLIMA
Godina e Shkollës së lartë jo publike Luarasi ze një sipërfaqe prej 2,500 m2. “Luarasi” përfaqëson një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, i themeluar me objektiv krijimin e një qëndre ekselence të edukimit dhe kërkimit shkencor. Strategjia e zhvillimit të institucionit, prej themelimit, është fokusuar në tre drejtimet bazë të procesit akademik: Mësimdhënia, Kërkimi Shkencor dhe Kontributi për Shoqërinë, si pjesë të pandara të trekëndëshit të dijes.
Duke qënë e tillë, Luarasi dëshironte që të ofronte kushtet më të mira të mundshme përsa i përket kondicionimit dhe ventilimit për studentet dhe punonjësit e tij.
Prandaj dhe vendosen të kontaktonin UNI-KLIMA, një nga pikat tona të autorizuara të shitjes, me shumë vite eksperiencë në treg.
Pasi analizuan me kujdes projektin, inxhinierët ranë dakord me investitorët që do të përdornin sistemin VRF CITY MULTI, pompa e nxehtësisë Y.
Grupi teknik filloi punën.
Ata montuan 10 njësi të jashtme PUHY-P dhe 65 njësi të brendshme kanalore PEFY-P, njësi të cilat të dukshme do të kishin vetëm grilat e daljes së ajrit.
PEFY-P është shumë e qetë gjatë punimit, dhe duke marr parasysh që qetësia është një faktor shumë i rëndësishëm, e bën atë zgjidhjen perfekte. Përveç kësaj njësia PEFY-P është e hollë (200 mm), çka e bëri atë lehtësisht të montueshme.
Pompa e nxehtësisë Y, PUHY-P karakterizohet nga eficienca e lart energjitike, me funksionalitet të avancuar të kontrollit zhurmes, dhe qetësisë gjatë punimit.
Ventilimi i ndërtesës është shumë i rëndësishëm, kjo për rritjen e kualitetit të ajrit të jashtëm, gjë që rrit komfortin dhe produktivitetin si të studenteve dhe stafit. Për këtë është instaluar shëmbyesi i nxehtësisë ajër-ajër 38,000 m3/h.