Lufthansa Industry Solutions

Sistemi: VRF

Kompania: UNI-KLIMA

Përgjegjësi, mundësi karriere interesante dhe një ambient tepër i këndshëm pune, Lufthansa Industry Solutions SHPK, e vendosur në Tiranë, aktualisht punëson më shumë se 210 punëtor dhe ofron mundësi punësimi në fusha të ndryshme të industrisë. Zyrat e tyre të reja, tek stadiumi i ri “Air Albania” zën një sipërfaqe të madhe, pothuajse 3000m2, për këtë nevojitej një sistem i fuqishëm dhe eficient. Kur kontaktuan UNI-KLIMA, investitorët dëshironin një sistem eficient, ekonomik dhe të qetë, i cili do ofronte komoditet maksimal për stafin, por dhe për klientët. Pasi u analizua nga inxhinirët e kompanisë, u vendos që do të përdorej sistemi VRF CITY MULTI i Mitsubishi Electric. Zgjidhja perfekte kur bëhet fjalë për ambiente të kësaj sipërfaqe.

Grupi teknik filloi punën.

Në objekt u montuan 9 njësi të jashtme PUHY-P YNW (pompë nxehtësie Y). Dizajni i ri i kësaj njësie, ndryshe nga dizajni i mëparshëm, zë më pak hapësirë. Njësia është e certifikuar për eficiencën e lart energjitike që ofron, si dhe ka funksionalitet të avancuar të kontrollit të zhurmës.

Kurse njësitë e brendshme do të jenë të gjitha njësi kasetë me 4 drejtime të fryrjes së ajrit dhe një sërë funksionalitetesh.

Këto njësi janë perfekte dhe shumë të parapëlqyera kur bëhet fjalë për zyra.

Për të mbuluar të gjithë sipërfaqen janë montuar 83 njësi të serisë PLFY-P.

Shumë i rëndësishëm po ashtu është dhe sistemi i ventilimit. Në objekt u pa e arsyeshme të montoheshin 4 pajisje Lossnay, në mënyrë që të kishin kualitetin më të mirë të ajrit gjatë gjithë kohës.

Në fund të ditës, kompania Lufthansa Industry Solutions SHPK ka zyra me sistemin më eficient të kondicionimit, fatura më ekonomike të energjisë elektrike (kur bëhet fjalë për kondicionimin), kualitetin më të mirë të ajrit dhe staf të lumtur.

Dokumenta

Emri File
Përshkrimi
× WhatsApp