Palma
Sistemi: VRF
Kompania: UNI-KLIMA
Fabrika e frutave të thata Palma përzgjedh për të gjithë, kualitetin më të mirë të frutave të thata duke sjellë pranë nesh me paketimet dhe standartet më të larta ushqimore duke garantuar shijen dhe freskinë e padiskuteshme. Për të mbajtur këtë standard Palma vendosi që në zyrat e tyre të reja, së bashku me magazinën të instalonin pajisjet MITSUBISHI ELECTRIC si në ngrohje-ftohje dhe ventilim të ambientit. Kjo sepse produktet MITSUBISHI ELECTRIC falin gjithmonë rehati dhe komfort absolut, janë eficiente, të qeta dhe ekonomike. Njësitë e jashtme CITY MULTI të MITSUBISHI ELECTRIC janë të optimizuara për përformancë të lartë si në ngrohje dhe në ftohje; janë kompakte, të lehta për t’u transportuar dhe instaluar.
Për këtë projekt u përdor pompa e nxehtësisë Y, me njësinë PUHY-P, të projektuara për ngrohje dhe ftohje optimale, e kombinuar me njësitë PUMY-P dhe njësitë PUHZ-P.
Kurse, njësitë e brendshme janë një kombinim i linjes familjare me atë të VRF. Të gjitha njësitë kanë eficiencë të lartë, janë efikase në shpërndarjen e ajrit, duke menjanuar flukset direkte dhe krijimin e shtresave të ajrit.
Duke analizuar çdo ambient me kujdesin më të madh, inxhinierët vendosen që njësitë e brendshme të ishin 4 njësi kanalore PEFY dhe PEA-RP, njësi të cilat, të dukshme kanë vetëm grilat e daljes së ajrit; 3 njësi dysheme të linjes familjare MFZ-KT, me dizenjo tepër elegante dhe linja të thjeshta; seritë murale MSZ-AP (linja familjare) dhe atë PKFY (linja VRF) të dyja me pamje të mrephtë dhe të bukur. Si dhe njësitë kasetë me katër drejtime të fryrjes së ajrit, PLFY.
Ventilimi i zyrave dhe magazinës ishte një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm që investitorët e vunë në dukje, për të cilën inxhinierët e kompanisë UNI-KLIMA e analizuan hollësisht.
Në objekt u vendos pajisja LGH-RVX në tre kapacitete të ndryshme, në këtë mënyrë kualiteti i ajrit të brendshëm do të rritet, po ashtu dhe produktiviteti i punonjësve të kompanisë.