Pascucci
VRF Pompë nxehtësie Y + Heat Recovery R2
UNI-KLIMA
Pascucci është në fillimet e krijimit të projektit të tij më të ri, hotelit all inclusive në Vollga të Durrësit. Për këtë projekt ata zgjodhen të kontaktonin UNI-KLIMA, një nga pikat tona të autorizuara të shitjes për projektimin dhe zbatimin e planit të kondicionimit. Hoteli do të ketë dhoma akomodimi, suita, bar-restorant, pishinë dhe rooftop bar.
Inxhinierët duhet të kishin parasysh dy kushte kryesore. Së pari qetësia gjatë punimit të pajisjeve, shumë e rëndesishme kur bëhet fjalë për objekte të tilla; dhe eficienca energjitike. Të dyja kushtet plotësoheshin lehtësisht nga pajisjet Mitsubishi Electric. Pasi analizuan projektin, inxhinierët vendosen që për një hotel të tillë të përdorej sistemi VRF CITY MULTI, me kombinimin e pompës së nxehtësisë Y, dhe asaj të Heat Recovery R2.
Sistem vetëm me dy tuba, për ftohje dhe ngrohje të njehërshme të ambientit.
Që në pamje të parë sistemi ka një sërë benefitesh.
Ndryshe nga sistemet e tjera, të cilat përdorin 3 tuba, sistemi R2, përdor vetëm dy tuba, gjë që sjell: më pak instalime = më pak punë; më pak rrezik në rrjedhjen e gazit; fleksibilet më të lart. Po ashtu, energjia termike që mblidhet gjatë ftohjes së ambientit shkon për ngrohjen e një ambienti tjetër dhe anasjelltas. Kjo përveç se të qënit zgjidhje shumë eficiente, është e volitshme nëse disa duan ta ngrohin dhomën, dhe disa duan ta ftohin atë.
Duke marr parasysh pozicionin kaq afër detit, pajisjet Mitsubishi Electric, ndryshe nga konkurrentët vijnë në opsionin e gatshëm për mbrojtjen nga kripa e detit. Kështu që në objekt do të montohen 3 pajisje PUHY-P YKA të kapaciteteve 200/250/400, si dhe 3 pajisje PURY-P YNW.
Si njësi të brendshme u pa e arsyeshme të montohen njësitë kanalore PEFY-P dhe PEFY-M në total 33 njësi, si dhe një njësi kasetë me 4 drejtime të fryrjes së ajrit dhe dy njësi dysheme. Të gjitha njësi shumë të qeta gjatë punimit, me kontroll preçiz të temperatures.
Ventilimi i hotelit do të bëhet me sistemin qëndror wizardX, shumë eficient, i qetë dhe një zgjidhje perfekte kur bëhet fjalë për pajisje për trajtimin e ajrit. Po ashtu në objekt do të montohen dhe 3 pajisje LGH-RVX.
Në këtë mënyrë Hoteli i ri i Pascucci do të ketë jo vetëm kualitetin më të mirë të ajrit, eficiencën më të lart energjitike, duke falur komoditet maksimal për çdo klient.