Prestige Resort Faza I

Sistemi: VRF

Kompania: UNI-KLIMA

I vendosur në Golem, Prestige Resort është një projekt i madh i ndarë në dy faza. Përveç hotelit, barit dhe restorantit, resorti pjesë të saj ka dhe vilat e pushimit, të cilat janë tashme të përfunduara. Kërkesa kryesore që investitorët kishin në mëndje kur kontaktuan kompaninë UNI-KLIMA ishin eficienca energjitike dhe qetësia, kërkesa për të cilat kondicionerët dhe sistemet Mitsubishi Electric shquhen.

Pas studimit të projektit, inxhinierët vendosen që në objekt do të përdorej sistemi VRF CITY MULTI, pompë nxehtësie Y. Për të mbuluar sipërfaqen e gjithë vilave u vendosen 5 njësi PUHY-P.

Nga ana tjetër për të ruajtur pamjen dhe arredimin e dhomave u vendos që si njësi të brendshme të përdoreshin njësitë kanalore PEFY-P.

Kondicionerët PEFY-P kanë të dukshme vetëm grilat e fryrjes së ajrit, ndaj dhe gjejnë zbatim të gjërë në hotele, ku dekori është një pikë kyçe.

Kur klientët të zgjidhnin restortin Prestige, investitorët nuk donin që të kishin pakënaqësi përsa i përket zhurmave që kondicionerët do të bënin gjatë punimit, ndaj dhe njësitë PEFY-P ishin zgjidhja perfekte.

Po ashtu për të patur kualitetin më të mirë të ajrit, inxhinirierët vendosen që do të ishte e domosdoshme shtimi i një sistemi ventilimi. Në objekt u vendosen 7 njësi Lossnay.

Në tërësi, Prestige Resort ka një sistemet më eficiente të kondicionimi dhe ventilimi, duke reduktuar shpenzimet vjetore të faturave energjitike.

Dokumenta

Emri File
Përshkrimi
× WhatsApp