Royal Hill

Sistemi: Multi Invert Sistem Komercial

Kompania: UNI-KLIMA

Royal Hill, i gjendur në Picar, vetëm 12.9 km larg qendrës së Tiranës, është një ndër komplekset më moderne me pamje shumë të bukur dhe elegante, i cili ka 10 dhoma gjumi, një sallë eventesh si dhe bar-restorantin në të cilin klientet mund të shijojnë gjatë qëndrimit apo vizitës në kompleks.Duke patur parasysh këto, inxhinierët e kompanisë UNI-KLIMA vendosen që sistemi ideal do të ishte Multi Inverter për ambiente komerciale.

Për këtë projekt u përdoren 7 njësi të jashtme PUHZ-P dhe 2 njësi multi inverter MXZ. Të dyja seritë shumë eficiente dhe të qeta përgjatë punimit.

Për të ruajtur pamjen e bukur dhe elegante të ambientit të brendshëm u përdorën njësitë e brendshme kanalore PEAD-RP, SEZ-KD, PEA-RP. Këto njësi kanë të dukshme vetëm grilen e fryrjes së ajrit, dhe janë zgjidhja perfekte kur bëhet fjalë për dhoma hoteli apo restorante, pasi kontrolli i temperatures është preçiz dhe janë shumë të qeta gjatë punimit.

Investitorët janë të kënaqur me sistemin, qetësinë dhe komfortin që ju fal përgjatë gjithë kohës dhe vitit.

Dokumenta

Emri File
Përshkrim
× WhatsApp