Te Stela

Sistemi: VRF

Kompania: UNI-KLIMA

Te Stela është një ndër komplekset e veçanta të llojit të tij, në të cilin klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë shërbimesh. Kompleksi ka bar-restorantin, një sallë mbledhjesh, pishinë të brendshme dhe të jashtme, qendër fitnesi dhe SPA si dhe 66 dhoma gjumi duke i ofruar klientit komfort dhe relaks gjatë qëndrimit. Dhe për këtë projekt është përdorur sistemi VRF i Mitsubishi Electric, me kombinimin e pompës së nxehtësisë Y (PUHY-P) dhe pompës së nxehtësisë Heat Recovery R2 (PURY-P) si dhe njësinë PUMY-P YKM, kështu ‘te Stela’ do të ketë eficiencë të padiskutueshme energjitike dhe qetësi maksimale gjatë punimit.

Ndërsa përsa i përket njësive të brendshme në këtë projekt janë përdorur 96 njësi kanalore PEFY-P, të holla (220 mm), të cilat grup teknik i kompanisë UNI-KLIMA i montoj lehtësisht, një zgjedhje e përkryer pasi njësitë janë të qeta gjatë punimit.

Qetësia është një aspekt shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për komplekse të tilla, pasi rehatia dhe komoditeti i klientit është prioritet për ta. Përveç kësaj, dhe investitorët janë shumë të lumtur me sistemin, pasi nuk shqetësohen për faturat e dritave.

Dokumenta

× WhatsApp