Tes
Sisitemi: Heat Recovery Seria R2
Kompania: UNI-KLIMA
TES është një institucion edukimi i strukturuar që mbulon me staf, standarde dhe procedura të mirë përcaktuara çdo funksion. I vendosur Tiranë, ajo është vatër edukimi për 280 nxënës, 16 klasa, një staf prej 42 vetash dhe 7 sipërfaqe.
Gjithë ky ambient kërkonte një sistem kondicionimi, i cili përveç se do të sillte komfort maksimal, do të sillte kursim të energjisë elektrike dhe qetësi përgjatë punimit të pajisjeve.
Prandaj dhe pajisjet Mitsubishi Electric janë zgjidhja perfekte.
Në TES u përdor sistemi Hydronic VRF me pompë nxehtësie Heat Recovery R2, i vetmi sistem në industri i cili bën ngrohjen dhe ftohjen e njëhershme të ambientit si dhe uji të ngrohtë sanitar.
Por pse u zgjodh ky sistem?
Sistemet Hydronic VRF janë një zgjidhje e përkryer, unike, e cila kombinon fuqinë e një sistemi VRF me ujin e ngrohtë sanitar.
Ndryshe nga sistemet e tjera, sistemi R2 mundëson ngrohje dhe ftohjen e njëkohshme vetëm me dy tuba. Energjia termike që mblidhet gjatë ftohjes së ambientit shkon për ngrohjen e një ambienti tjetër. Kjo përveç se të qënit zgjidhje shumë eficiente, është i volitshëm nëse disa duan ta ngrohin dhomën, dhe disa duan ta ftohin.
Që në pamje të parë sistemi ka një sërë benefitesh.
Ndryshe nga sistemet e tjera, të cilat përdorin 3 tuba, sistemi R2, përdor vetëm dy tuba, gjë që sjell: më pak instalime tubash, më pak punë; më pak rrezik në rrjedhjen e gazit; fleksibilet më të lart.
Duke patur parasysh këto benefite, inxhinierët e kompanisë UNI-KLIMA vendosen se është zgjidhja e përkryer për TES.
Në objekt u vendosen 11 njësi të jashtme, pompë nxehtësie Heat Recovery R2, PURY-P; dhe 7 njësi pompë nxehtësie Y, PUHY-P.
Nga ana tjetër njësitë e brendshme do të zgjidheshin njësitë kanalore PEFY-P, njësi të cilat të dukshme kanë vetëm grilat e fryrjes së ajrit. Njësitë janë shumë të qeta gjatë punimit, kusht i cili ishte shumë i rëndësishëm për investitorët duke marr parasysh që objekti do të shërbente si shkollë.
Për më tepër në objekt janë montuar 30 njësi Lossnay LGH-RVX, sisteme ventilimi për të ndihmuar në rritjen e kualitetit të ajrit.
Për të patur një ambient sa më të shëndetshëm për nxenësit dhe punonjësit, në TES kërkohet kualiteti më i mirë i mundshëm i ajrit, faktor i cili është provuar që është parametri dhe ndikuesi kryesor në komfortin, produktivitetin dhe lodhjen.
Për të plotësuar sistemin, në çdo aspekt, është instaluar dhe njësia WRX-HR-F0302, për trajtimin e ajrit.
Në konkluzion, sistemi Hydronic VRF i montuar në TES, është sistem i teknologjisë së fundit gjithë përfshirës. Ajër i pastër, i kondicionuar sipas dëshirës dhe kërkeses, sistem ventilimi për rritjen e kualitetit të ajrit dhe pajisje për trajtimin e ajrit, pa harruar ujin e ngrohtë sanitar në të gjithë ndërtesen, të gjitha në një sistem të vetëm.