Tirana Cash&Carry
Sistemi: VRF
Kompania: UNI-KLIMA
Tirana Cash & Carry është e pozicionuar në Vaqarr, Tiranë, e themeluar që në 1997, ajo tregton produkte me shumicë.
Është kompania lider e distribucionit në Shqipëri, e cila operon dhe bashkëpunon vetëm me sipërmarrjet më të mira kombëtare dhe ndërkombetare duke siguruar ofrimin e produkteve me cilësine maksimale me çmimet më konkurruese në treg. Duke patur parasysh standartin e lart që kompania ka, ata kërkonin që dhe sistemi i kondicionimit të zyrave të tyre të ishte i një cilësie të lartë. Kështu kur kontaktuan kompaninë UNI-KLIMA, që inxhinierët pasi analizuan projektin vendosën që sistemi VRF CITY MULTI i Mitsubishi Electric do të ishte zgjedhja perfekte.
Njësitë e jashtme janë një kombinim i pompës së nxehtësisë Y, PUHY-P, ku grupi i teknikëve instaloj 3 pajisje të tilla; dhe Heat Recovery R2, PURY-P, ku u instalua 1 pajisje e tillë.
Si dhe, linja Small Y Line, një pajisje PUMY-P, dhe 6 njësi të linjës Power Inverter PUHZ-RP.
Të kombinuara së bashku me modulet hidronike PWFY, fjala e fundit e teknologjisë, e cila mundëson lidhjen e një sistemi VRF me prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar.
Njësitë e brendshme varjojnë nga ato kanalore seria PEFY-P, me kontroll preçiz të temperatures, instalim të thjeshtë dhe të qeta në punim. Të montuara në objekt janë 47 të tilla, njësi të cilat të dukshme kanë vetëm grilat e fryrjes së ajrit.
Sikurse, janë montuar dhe 5 njësi murale të serisë PKFY, me dizenjo elegante dhe linja të thjeshta dhe një njësi dysheme PFFY.
Në objekt po ashtu janë montuar dhe 6 njësi Lossnay LGH-RVX(T), për ventilimin e ambientit, në këtë mënyrë punonjësit do të kenë kualitetin më të mirë të ajrit, i cili është faktor shumë i rëndësishëm në produktivitetin dhe rehatinë e tyre.
Gjithë ky sistem, kaq eficient dhe ekonomik ka sjellë që Tirana Cash&Carry të jetë tepër e kënaqur dhe që punonjësit e kompanisë po ashtu të jenë të lumtur me ajrin e kondicionuar dhe ujin e ngrohtë sanitar.