Zyrat qendrore te Partise Demokratike

Sistemi: VRF

Kompania: UNI-KLIMA

Zyrat e selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë janë pajisura me sistemin VRF CITY MULTI të MITSUBISHI ELECTRIC. Projektues dhe montues të projektit është kompania UNI-KLIMA.Për këtë sistem janë përdorur 9 pompa e nxehtësie Y, PUHY-P, të optimizuar për performancë të lartë në ngrohje dhe ftohje, duke ulur kështu kostot ekstra të elektricitetit dhe janë të qetë gjatë punimit duke falur kështu komfort maksimal gjatë gjithë kohës për të gjithë punonjësit, shumë eficiente dhe të qeta gjatë punimit. Kurse përsa i përket njësive të brendshme janë montuar 75 njësi kasetë me katër drejtime të fryrjes së ajrit. Seria PLFY ka një sërë funksionalitetesh, me një dizajn modern, të thjeshta për t’u instaluar dhe vijnë me aksesor shtesë opsional sensorin 3D i-see, i cili bën qarkullimin e ajrit në mënyrë indirekte/direkte dhe qarkullim ajri në mënyrë të barabartë në gjithë ambientin; kursim energjie kur nuk ka persona në ambient dhe AUTO OFF nëse nuk ka persona në dhomë, çka i bën ato shumë të parapëlqyera kur bëhet fjalë për ambiente të cilat shërbejnë si zyra.

Dokumenta

Emri File
Përshkrimi
× WhatsApp