Misioni ynë është të sjellim në çdo shtëpi dhe biznes në Shqipëri produktet e cilësisë së lartë të Mitsubishi Electric, të zgjerojmë rrjetin e pikave të shitjes dhe partnerëve tanë në të gjithë vendin, dhe t'i trajtojmë klientët me përkushtim, vëmendje dhe respekt, duke vendosur nevojat e tyre në radhë të parë.
Ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me partnerët, bizneset dhe klientët tanë, të mbështetura në dialog, informacion të besueshëm dhe përvojë.
Analizojmë me kujdes dhe përgjegjësi kërkesat e çdo klienti dhe vëmë në dispozicion burimet tona njerëzore dhe teknologjike për t'i plotësuar ato.