Climapoint > Hotele > Pompë nxehtësie/Chiller > Pompë nxehtësie Ecodan > CRHV

CRHV

Pompa e nxehtësisë CRHV 'ecodan' është sistem Ujë-Ujë, i cili prodhon volume të mëdha të ajrit të ngrohtë sanitar. Duke përdorur teknologjinë më të fundit, kjo seri operon dhe në zona ku klima dhe temperaturat janë shumë të ftohta. Eficienca e lartë energjitike e bën këtë seri ndër më të mirat në treg, duke ju falur komoditet dhe rehati maksimale.

Karakteristika

Qarku i injektimit me FLASH i krijuar për sistemin CRHV, VRF CITY MULTI ZUBADAN Y është një sistem me pompë nxehtësie për zonat me klimë shumë të ftohtë.

Duke përdorur këtë sistem të avancuar të injektimit dhe kompresorëve shumë efikasë, sistemi Package CRHV mund të japë ujë të nxehtë me temperaturë të lartë deri në 70°C dhe siguron më pak humbje për sa i përket performancës dhe kapacitetit kur temperaturat e jashtme janë shumë të ulta.

Sistemi Packaged CRHV i Mitsubishi Electric ka shtuar në gamën e saj të pompave të nxehtësisë për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar sistemin ujë-ujë. Duke e bërë kështu  kompaninë lider në prodhimin e këtyre sistemeve në treg.

Sistemi Packaged  CRHV është i pajisur me dy kompresorë që përdorin gazin R410A, duke dhënë një kapacitet nominal deri në 60 kW dhe duke tërhequr energji nga toka. Është zgjidhja ideale për aplikime gjeotermale që përdorin ujërat nëntokësore, lumenjtë ose liqenet si burim nxehtësie për të prodhuar ujë të ngrohtë për ngrohje ose ujë të ngrohtë sanitar deri në 65°C. Sistemi i pompës së nxehtësisë së ujit të ngrohtë CRHV ofron risi dhe efikasitet të shkëlqyer.

Sistemi më i fundit Packaged CRHV mund të ripërdorë sondat ose puset ekzistuese gjeotermale, duke iu përshtatur kapacitetit të tyre termik aktual.

Sistemi Packaged CRHV inverter është i aftë të rregullojë kapacitetin e tij termik midis 45 kW dhe 60 kW në lidhje me sasinë aktuale të nxehtësisë që jepet nga pusi ekzistues gjeotermik.

× WhatsApp