GK
Perdet e ajrit janë zgjidhja ideale për krijimin e barrierës midis ambientit të jashtëm dhe atij të brendshëm dhe janë perfekte për instalime në ambiente tregtare. Të vendosura në pozicionin e duhur në pjesën e sipërme të derës hyrëse, perdet e ajrit ndalojnë papastërtitë e ajrit të depërtojnë në ambjentet e brendshme duke mbajtur mjediset e brendshme sa më të pastra dhe të shëndetshme. Perfekte për zyra, hotele, ambiente tregtare dhe shërbimi, si dhe qendra kulturore, sportive ose universitare.
Funksionet
Perdet e ajrit janë njësi që nuk lejojnë depërtimin e pluhurit, tymit, ajrit të ndotur, aromave të pakëndshme si dhe insekteve (si mushkonjat apo mizat) në ambjentet e brendshme. Njësia mbron ambientet e brendshme ndërkohë që klientët hyjnë dhe dalin lirisht në këto ambiente.
Perdet e ajrit të Mitsubishi Electric, të testuara në përputhje me standardet ISO 27327, mundësojnë shpërndarje uniforme të ajrit (deri në shkallën 92%).
Perdet e ajrit të Mitsubishi Electric janë të pajisura me një teknologjinë EcoPower, e cila rrit shpejtësinë e rrjedhjes së rrymës së ajrit në mënyrë uniforme si dhe maksimizon efiçencën energjitike të njësisë.
Në përzgjedhjen e njësisë së perdes së ajrit, është shumë e rëndësishme të siguroheni që barrier e ajrit është më e gjerë së dera ku do të instalohet dhe nuk duhet të instalohet në lartësi më të mëdha se 3.8m. Këto kërkesa dueht të plotësohen në mënyrë që barrier të funksionojë si duhet.