Jet Towel Slim
Jet Towel është tharësi më eficient i duarve me shpejtësi të lartë elektrike. I projektuar me një dizenjo elegante, i qetë në punim, miqësor me mjedisin dhe ekonomik në përdorim. Jet Towel bën të mundur tharjen e përsosur të duarve në vetëm disa sekonda duke siguruar higjenë maksimale. Versioni Jet Towel Slim vjen në dy ngjyra: bardhë dhe zi.
Jet Towel, falë shpejtësisë së lartë të ajrit garanton tharje të përsosur në vetëm 9-13 sekonda.
Për më tepër, gjatë stinës së dimrit njësia është e pajisur me ngrohës, i cili siguron komfort maksimal pasi e ngroh ajrin direkt duke e çuar temperaturën e tij deri në 35° C. Gjatë stinës së verës ngrohësi mund të mbahet i fikur dhe në këtë mënyrë ju mund të kurseni energji.
Niveli i zhurmës mund të reduktohet shumë thjeshtë, vetëm duke ndryshuar shpejtësinë e rrymës së ajrit.
Modeli i ri Jet Towel Slim është përmirsuar në mënyrë të tillë që të jetë 2dB më i qetë gjatë punimit në krahasim me modelin e mëparshëm.
Një cikël tharje me Jet Towel konsumon rreth 15 herë më pak energji elektrike krahasuar me një tharës tradicional me ajër të ngrohtë.
Përdorimi i letrave për tharjen e duarve ka një kosto ekuivalente me 35 cikle të kryera nga Jet Towel.
Ndezja dhe fikja e Jet Towel kryhet nga sensorët të cilët dallojnë me precizion të lartë futjen apo nxjerrjen e duarve, duke shmangur operacionet e zgjatura të panevojshme. Mirëmbajtja e lehtë dhe e thjeshtë bën që pajisja të jetë eficiente për më shumë se 3600 orë punimi (e barabartë me më shumë se një million cikle tharje).
Tharja e duarve me Jet Towel nuk prodhon asnjë mbetje të mëtejshme.
Duke marrë në konsideratë një përdorim prej 200 ciklesh ditore, Jet Towel shmang prerjen e rreth 7 pemëve në vit, e barabartë kjo me 144 000 letra tharëse. Në sajë reduktimit të kohës së tharjes dhe konsumit të ulët të energjisë elektrike (krahasuar me një tharës tradicional duarsh), Jet Towel shmang emetimin në atmosferë të 750 kg CO2 në vit.
Njësia e cila është e hapur në të dyja anët, i mundëson përdoruesit të vendosë të dyja duart pa e prekur fare pajisjen duke siguruar higjenë maksimale. Të gjitha pjesët në kontakt me ujin janë të përbëra prej materiali kundër mikrobeve.