PCA-HA
Mitsubishi Electric ka krijuar serinë tavanor PCA-HA specifikisht për kuzhina. Seria është e përbërë nga inoksi, është e pajisur me një filtër pothuajse të padukshëm, i cili parandalon hyrjen e vajrave në brendësi të njësisë duke mundësuar kështu një ambient të rehatshëm dhe pa aroma të pakëndshme. Eficience e lartë energjitike, instalim dhe mirëmbajtje e thjeshtë e bëjnë këtë seri zgjidhjen perfekte kur bëhet fjalë për kuzhina të mëdha.
Karakteristikat
Për të mbrojtur sipërfaqen e njësisë, është menduar që trupi i pajisjes të përbëhet prej materiali inoksi, në mënyrë që të mos oksidohet.
Gjithashtu falë këtij materiali pastrimi i njollave dhe papastërtive të ndryshme është tani më i thjeshtë.
Filtri që ndodhet në njësinë e brendshme ka shfaqur një preformancë të lartë në thithjen e tymrave dhe vajrave që gjenerohen gjatë punimit në kuzhinë.
Sistemi i filtrave është më eficient se filtrat e tjerë tradicional, duke rritur në këtë mënyrë performancën e këtyre filtrave.
Për më tepër, filtrat janë lehtësisht të çmontueshëm për të lehtësuar pastrimin dhe mirmbajtjen e tyre.
Për të mundësuar një pastrim sa më të lehtë të ventilatorit, trupi i njësisë është lehtësisht i çmontueshëm, madje ka një kasë të vecantë ku vendoset ventilatori.
Në këtë mënyrë, ventilatori mund të çmontohet lehtësisht dhe pasi të pastrohet, vendoset sërish në trupin e njësisë.
Në pjesën e harkuar të trupit të njësisë, e cila nuk puthitet me kavitet murale, është krijuar mundësia e vendosjes së një aksesori dekorativ.
Përveç pamjes estetike, ndihmon në eleminimin e grumbullimit të pluhrit në këtë pjesë.
Në njësi, gjithashtu është krijuar mundësia e një zgavre e cila mund të përdoret për futjen e ajrit të freskët nga jashtë.