Climapoint > Hotele > Ajër i kondicionuar > Mini VRF > Njësi e brendshme > Tavanor > PCFY-P VKM

PCFY-P VKM

PCFY-P VKM është zgjidhja ideale kur bëhet fjalë për kondicioner tavanor të qetë, të thjeshtë për t'u instaluar dhe mirëmbajtur, si dhe performancë të lartë si në efieciencë apo kursim të energjisë, e po ashtu në shpërndarjen e ajrit.

Funksionet

Karakteristika

Tepër e hollë dhe me linja elegante, seria PCFY është e përkryer dhe e përshtatshme për çdo ambienti.

Njësia gjithashtu përmban një dalje të vetme të ajrit, që do të thotë se fleta e ajrit ka dhe funksionin e grilës kur njësia është e fikur.

Transportimi dhe instalimi i njësisë është jashtëzakonisht i lehtë.

Po ashtu tubat e kullimit të kondencës mund të lidhen në të majtë ose në të djathtë të njësisë.

Seria PCFY ka 4 cilësime manuale të shpejtësisë së ventilatorit.

Po ashtu mund të vendoset shpejtësia automatike e ventilatorit. Në këtë mënyrë shpejtësia e ventilatorit vendoset gjithmonë në cilësimin më të lartë kur njësia është e ndezur, për të arritur kushtet e dëshiruara më shpejt dhe reduktohet automatikisht kur arrin pikën e caktuar për rehati të qëndrueshme.

× WhatsApp