PFFY-P VKM
Për hapësira ku ajri i kondicionuar luan rol të rëndësishëm në pamjen e ambientit, seria dysheme PFFY-P VKM e City Multi VRF të Mitsubishi Electric, është zgjidhja perfekte. Dizajn i sofistikuar, i hollë (200mm), por i fuqishëm, shpërndarje efikase e ajrit dhe i qetë, ideale për zyra, hotele, dhoma ose salla.
Funksionet
Karakteristika
Një nga kondicionerët dysheme me të cilin Mitsubishi Electric mburret, me një dizajn inovativ dhe që kombinon linjat e thjeshta, lineare me një përzgjedhje të gjerë funksionesh.
E konceptuar për të lënë muret e lirë, kjo njësi ofron performancë shumë të rehatshme në ftohjeje gjatë verës dhe ngrohje të këndshme në dimër.
Finitura e bardhë e pastër me shkëlqim i jep njësisë një pamje premium të përshtatshme për çdo hapësirë të brendshme. Të dy fletët e sipërme dhe të poshtme të ajrit mbyllen kur kondicioneri është i fikur, duke i dhënë njësisë një ndjesi elegante.
PFFY-P VKM është një kondicioner bukur, elegant dhe inovativ nga Mitsubishi që përshtatet në perfeksion me hapësirat tuaja të brendshme.
Ajri shpërndahet fuqishëm dhe në mënyrë efektive nëpërmjet fletëve të sipërme dhe të poshtme të ajrit, duke siguruar një temperaturë të rehatshme në të gjithë dhomën.
Këndi i fletëve të sipërm mund të vendoset në 5 pozicione të ndryshme, po ashtu në modalitet të levizshëm (nga pozicioni 1 ne pozicionin 5) dhe automatike, me anë të pultit.
Vendosja e fletës në një pozicion pothuajse vertikal ju fal një rehati edhe më të madhe.
Hollësia e njësisë tregon thelbin e kompaktësisë.
Madhësia është ideale për një sallon, dhomë gjumi apo kudo që ajo të montohet.
Paneli i përparmë është i lëvizshëm dhe mund të lahet, duke e bërë njësinë jashtëzakonisht të thjeshtë për t’u pastruar.
Pastrimi i kondicionerit tuaj rregullisht do ta bëjë atë të duket shumë elegant dhe të funksionojë në mënyrë të përsosur për efikasitet maksimal të energjisë.