QAHV
QAHV është sistem Packaged, i cili prodhon volume të mëdha të ajrit të ngrohtë sanitar. Duke përdorur teknologjinë më të fundit, kjo seri operon dhe në zona ku klima dhe temperaturat janë shumë të ftohta. Eficienca e lartë energjitike e bën ecodan QAHV ndër më të mirat në treg, duke ju falur komoditet dhe rehati maksimale.
Karakteristika
Econdan QAHV është zgjidhja inovative e Mitsubishi Electric për prodhimin e ujit të nxehtë me temperaturë të lartë, duke përdorur CO2 si gaz ftohës. Kjo mundëson furnizimin me ujë të nxehtë në temperatura të larta, deri në 90°C dhe kapacitet 40 kW.
QAHV e gjen aplikim në ato kontekste që kanë nevojë për furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë të ngrohtë, si hotele, spitale dhe shkolla.
Sistemet Package Ecodan QAHV ju garanton COP të lartë kur plotësohen disa kushte.
Për performancë të lartë, dallimi i temperaturës së ujit ndërmjet furnizimit dhe kthimit është thelbësor.
Falë teknologjisë “Flash-Injection Circuit” (e njëjtë si VRF CITY MULTI ZUBADAN Y) sistemet Package QAHV mund të funksionojë midis -25°C dhe +43°C.
Për më tepër, njësia është në gjendje të furnizojë ujë të nxehtë në 90°C dhe kapacitet 40 kW deri në -3°C.
CO2 mund të gjendet në natyrë, nuk është toksik apo i dëmshëm për mjedisin.
Ai nuk kontribuon në hollimin e shtresës së ozonit (ODP=0) dhe kontributi i tij në ngrohjen globale është i papërfillshëm (GWP=1).