Distributor zyrtar i Mitsubishi Electric për Shqipërinë. Furnizojmë me shumicë kondicionerë, sisteme VRF, pompa nxehtësie dhe sisteme ventilimi, dhe operojmë në të gjithë vendin përmes distributorëve, pikave të aprovuara të shitjes dhe teknikëve partnerë.
Clima Point Albania është kompania që sjell në Shqipëri teknologjinë japoneze të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit të Mitsubishi Electric. Me bazë në Tirana Industrial Park në Kashar, Tiranë, punojmë me instalues, projektues, ndërtues dhe dyqane partnere për të ofruar zgjidhje për çdo lloj ambienti, nga një apartament deri te hotelet dhe ndërtesat e zyrave.
Si distributor zyrtar, ofrojmë produkte origjinale Mitsubishi Electric me garanci zyrtare, mbështetje teknike nga ekipi ynë dhe dokumentacion të plotë teknik për çdo produkt.
Njësi murale, dysheme, kasetë dhe kanalore, mono dhe multi split, për banesa, zyra dhe ambiente tregtare.
Sisteme qendrore ngrohje-ftohje për vila, hotele dhe ndërtesa të mëdha, me kontroll të pavarur për çdo ambient.
Ngrohje, ftohje dhe ujë i ngrohtë sanitar me eficiencë të lartë energjetike.
Ventilim me rekuperim nxehtësie dhe trajtim ajri për ajër të pastër në ambiente të mbyllura.
Pulte individuale e qendrore, kontroll në distancë dhe ndërlidhje me sistemet BMS.
Njësi split, perimetrale dhe sisteme modulare In Row për qendra të dhënash.
Instaluesit dhe partnerët tanë kanë akses në Zonën Profesionale: manuale servisi dhe përdorimi, katalogë, prezantime produktesh, materiale promocionale dhe gjendjen e artikujve në magazinë.
Produktet Mitsubishi Electric i gjeni në pikat tona të aprovuara të shitjes në të gjithë Shqipërinë. Zyrat dhe magazina jonë ndodhen në Rruga Egnatia, Tirana Industrial Park, Magazina Nr.18, Kashar, Tiranë.
Na kontaktoni për ofertë, këshillim teknik ose për t'u bërë partner.
Na kontaktoni