RMI
Sistem profesional kontrolli dhe supervizimi në distancë Cloud. RMI lejon që të gjithë funksionalitetet e menaxhimit të sistemeve tuaja të kondicionimit të bëhen nga kudo që ndodheni. Mund gjithashtu të llogarisni konsumimin e energjisë elektrike për çdo përdorues, si dhe ka funksionalitete të avancuara për monitorimin e konsumimit të energjisë sipas kerkesave tuaja. Paketa e RMI vjen në disa modele për t'ju përshtatur më së miri kërkesave tuaja.
Karakteristikat
Aplikacioni Mitsubishi Electric RMI, i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android, i lejon përdoruesit të kontrollojnë sistemet e tyre të ajrit të kondicionuar, të shikojnë dhe menaxhojnë parametrat e prodhimit të ujit të nxehtë dhe të ftohtë dhe të kontrollojnë për keq-funksionime.
Ju mund të vendosni Programuesin javore ose evente, të shikoni dhe analizoni parametrat e funksionimit të sistemit tuaj nga distanca ndërmjet telefonit tuaj. Ky aplikacion ju lejon të ndryshoni cilësimet në çast kur është e nevojshme.
Kontrolluesit qendror (AE200, EW-50) kryen rolin vendimtar të marrjes dhe monitorimit të të dhënave nëpërmjet lidhjes bus të transmetimit të të dhënave M-Net që lidh të gjithë komponentët e sistemit VRF CITY MULTI, Mr. Slim ose Resideciale.
Një router (i disponueshëm si versione me kabllo ADSL ose 3G Mobile) krijon një kanal komunikimi të sigurt dhe të mbrojtur me serverin RMI.
Fleksibiliteti modular i serverit RMI bën të mundur ruajtjen e vëllimeve të mëdha të të dhënave, të cilat merren, përpunohen dhe arkivohen për akses nga pajisjet portative.
Ky kompleksitet infrastrukturor, i kombinuar me aftësinë superiore të përpunimit, menaxhimit dhe sigurisë, është i përmbledhur në një koncept jashtëzakonisht miqësor për përdoruesit, dhe për t’i ndihmuar ata të optimizojnë përdorimin e energjisë së sistemeve të tyre.
Një nga pikat më të forta të platformës RMI është aftësia e saj për të krijuar një shumëllojshmëri të gjerë grafikësh, për të analizuar performancën dhe funksionet e instalimit të ajrit të kondicionuar.
Në këtë mënyrë i lejon përdoruesit të shikojnë dhe krahasojnë parametrat e funksionimit të sistemit në zgjedhjen e formateve të ndryshme të grafikut.
Përveç grafikëve statistikorë standardë dhe të thjeshtë për t’u lexuar, përdoruesit mund të gjenerojnë gjithashtu grafikë të personalizuar të parametrave të zgjedhur manualisht nga ata. Përdoruesi mund të përcaktojë gjithashtu periudhën kohore të paraqitur në një grafik dhe të filtrojë sipas llojit të njësisë.